Nadal, mbret i Parisit, vendos rekord në “Roland Garros”

Nga A2 CNN
9 Qershor 2019, 19:06 | Sporte të tjera
Nadal, mbret i Parisit, vendos rekord në “Roland Garros”

Nuk ka histori në finalen e turneut “Roland Garros” në Paris, spanjolli Rafael Nadal triumfon për të dytin vit radhazi ndaj austriakut Dominic Thiem dhe skalit më tej gjurmët e tij në historinë e tenisit.

Rafa ngriti kështu trofeun e 12-ë të turneut “Roland Garros” që ka fituar përgjatë karrierës së tij si profesionist. E deshën 4 sete në këtë ndeshje finale që spanjolli të shpallej kampion megjithëse duhet thënë se Rafa ishte superior në të gjitha drejtimet.

Austriaku Thiem duket se vuajti lodhjen si pasojë e gjysmëfinales së mundimshme përballë serbit, Djokoviç dhe kjo u tregua dhe në setin e fundit.

Rafael Nadal vijon të hyjë më shumë në rreshtat e historisë të tenisit pasi deri tani asnjë nuk kishte fituar më shumë se 11 herë të njëjtin Slam. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos