Nafta arrin në 265 lekë për litër, Berisha: Çmenduri dhe vjedhje e qytetarëve. Të merren masa të menjëhershme

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 18:06 | Politikë
Nafta arrin në 265 lekë për litër, Berisha: Çmenduri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rekordine  ri të çmimit të naftës, më i larti deri më tani. Në një postim në rrjetet sociale kreu i Partisë Demokratike e konsideroi çmimin prej 265 lekësh për litër të naftës një çmenduri dhe vjedhje të qytetarëve. Ai akuzon kryeministrin Rama se do që të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste

“Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmenduri! Abuzim! Vjedhje!

https://a2news.com/2022/06/17/publikohen-cmimet-e-reja-te-karburanteve-vendoset-rekord/

Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes”, shprehet Berisha ndërsa sjell shembullin e rajonit, i cili ka një diferencë të dukshme me vendin tonë. Ai apelon për masa të menjërshme.

“Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos