Napoli i merr vendin e pestë Milanit, Genoa zhytet në krizë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 21:55 | Futboll
Napoli i merr vendin e pestë Milanit, Genoa zhytet në krizë

Me Elseid Hysajn në fushën e lojës, Napoli i Gattuso-s nuk ka gabuar në transfertën e Genoa-s, ku fitoi me rezultatin 1-2.

Napolitanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi Dries Mertens u shërbye saktë mbi vijën e 16 metrave nga Lorenzo Insigne dhe gjuajti bukur me të djathtën, duke dërguar sferën në cepin e portës së Perin. Genoa e nisi me vrull pjesën e dytë dhe arriti të gjejë shumë shpejt golin e barazimit me anë të mbrojtësit Goldaniga, por vetëm kaq, sepse në minutën e 66’ Napoli shënoi sërish me meksikanin Lozano, ndërsa më pas mbrojti mirë rezultatin duke marrë tri pikë shumë të vlefshme.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e pestë në renditje me 51 pikë, dy më shumë se Milani dhe Roma. Ndërkohë, Genoa ndodhet në zonës e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos