Napoli sfidon përsëri Milanin, Hysaj sërish nuk duket

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 11:45 | Futboll
Napoli sfidon përsëri Milanin, Hysaj sërish nuk duket

Vetëm 72 orë pas ndeshjes në Serinë A, Milani dhe Napoli do të përballen përsëri, këtë herë në Kupën e Italisë.

Nëse takimi i kaluar u mbyll në barazim pa gola, këtë herë do të ketë me patjetër një fitues. Në lojë është kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës. Gjithçka do të vendoset vetëm pas sfidës në ‘San Siro’. Ashtu si në ndeshjen e kaluar, Napoli do të jetë sërish pa Elseid Hysajn. Por, nëse në kampionat mbrojtësi kuqezi qëndroi në stol, këtë herë ai nuk figuron mes të grumbulluarve.

Zyrtarisht, arsyeja lidhet me probleme muskulore dhe stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë me gjendjen e yllit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos