
Agim Zeka, ish-lojtari i Skënderbeut ka bërë hapin e madh në karrierë duke kaluar te skuadra e Fortuna Sittard në kategorinë e parë në Holandë.
Zeka mësohet se ka nënshkruar një kontratë një vit e gjysmë. “Agimi është një anësor tipik i këndshëm që do t’i fitojë zemrat e publikut me driblimet e tij. Ai gjithmonë kërkon duel një për një me kundërshtarin”, kështu e ka përshkruar menaxheri teknik i klubit Sjoerd Ars.
Nga ekipet e moshave të Prishtinës, në shtator të 2016-ës lojtari u bë pjesë e Skënderbeut, ndërsa më pas u ble nga Lille në Francë, ku nënshkroi një kontratë për 4 vite e gjysmë, duke qëndruar me skuadrën e të rinjve. Ai u huazua dy herë edhe në Portugali te klubet Varzim SC dhe Leixoes SC, ndërsa tashmë është bërë pjesë e elitës së futbollit në Holandë.
Agim Zeka ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë, ndërsa tashmë është pjesë e ekipit Shpresa. (A2 Televizion)