Avokati Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin Debat, bëri një vlerësim të qasjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, por e cilësoi si jo profesional drejtimin e Jorida Tabakut. Një nga gjerat pozitive të këtij Komisioni është fakti që janë marrë si dëshmitarë të gjithë autoritetet që komisioni ka vlerësuar si të rëndësishëm, por opozita nuk e ka nivelin e profesionalizmit që kërkon ky proces, por që kërkon edhe publiku, veçanërisht për drejtimin e zonjës Tabaku. (A2 Televizion)
Ndeca: Komisioni Hetimor ka nxjerrë problematika, por drejtimi i Tabakut ishte jashtë procedurës ligjore
