Ndenjëset luksoze që e "shndërrojnë" avionin në shtëpi

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 19:26 | Lifestyle

Një linjë ajrore ka ndërmend që të revolucionarizojë luksin në qiell, duke krijuar ndenjëse me hapësirë të madhe, me pajisje të ndryshme dhe që ngjajnë me një kolltuk shumë të rehatshëm.

Bëhet fjalë për Finnair, që me ndenjëset e saj Airlounge, të prezantuara të enjten, ofron shumë hapësirë dhe privatësi.

Por, risia e madhe është që këto ndenjëse nuk shtrihen mbrapa.

Linja ajrore thotë se është frymëzuar nga kolltuqet e zakonshme që njerëzit kanë në dhomat e ndenjes, duke shtuar se “ndenjësja e re është krijuar për të maksimizuar rehatinë e pasagjerit, hapësirën dhe lirinë për të lëvizur gjatë një fluturimi të gjatë”.

“Qëllimi ynë ishte që të krijonim një mjedis shtëpiak”, tha David Kondo, nga shërbimi i klientit të Finnair. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos