Tirana “pushton” Shkodrën, tifozët kuqeblu bëhen protagonistë për keq

Nga A2 CNN
31 Gusht 2019, 21:10 | Futboll
Tirana “pushton” Shkodrën, tifozët kuqeblu bëhen

Tirana mundi 2-0 Vllazninë në “Loro Boriçi”, në një sfidë që u vendos nga gafa e mbrojtësit Gurishta dhe u mbyll me një spektakël të shëmtuar të tifozërisë shkodrane.

Grent Halili, në minutën e 57, zhbllokoi rezultatin e sfidës. Një krosim pa pretendime në zonë i bardhebluve shkoi në këmbët e Gurishtës, por mbrojtësi shkodran gaboi rëndë duke mos larguar topin. Ngurrimin e kundërshtarit e shfrytëzoi sulmuesi i Tiranës, i cili, i vetëm përballë Sherrit, kaloi bardheblutë në avantazh.

Dy minuta më vonë, Cale çoi një tjetër krosim drejt zonës, këtë herë për Ngoo, që u harrua sërish nga Gurishta dhe nga vetëm 5 metra distancë çoi topin në rrjetë për herë të dytë.

Minutat e fundit, tifozëria e zhgënjyer shkodrane, hodhi shishe të shumta në drejtim të fushës, duke bërë që takimi të ndërpritej për disa minuta, në pritje të vendosjes së normalitetit. Minutat e mbetura nuk ndryshuan rezultatin.

Ndërkohë, në Durrës, Teuta arriti të fitojë me rezultatin 3-1 përballë Luftëtarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos