
Një ndërtesë 21-katëshe është shembur përmes një shpërthimi të kontrolluar në Bethlehem të Pensilvanisë duke dhënë një shfaqje spektakolare për personat që ndoqën nga afër skenën.
Kulla “Martin” u shndërrua në gërmadhë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi të ri banimi.
Kjo ndërtesë për shumë vite ka qenë selia botërore e kompanisë së çelikut “Bethlehem Steel”, e cila gjithashtu nuk ekziston më. (A2 Televizion)