Ndërtimi i rrjetit 5G, Britania “sfidon” SHBA

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 15:14 | Teknologji
Ndërtimi i rrjetit 5G, Britania “sfidon” SHBA

Qeveria e Britanisë së Madhe vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me Huawei për ndërtimin e rrjetit 5G, por me disa kufizime.

Kompanisë Kineze i ndalohet furnizimi me pjesë sensitive të pajisjeve të rrjetit, të njohura si bërthama. Sipas njoftimit të qeverisë së Londrës, Huawei do të lejohet të mbajë përgjegjësi vetëm për 35% të programit 5G në periferi të tij, në të cilin përfshihen pajisjet radiofonike.

Gjithashtu, do të jetë plotësisht i përjashtuar nga zonat përreth bazave ushtarake dhe impianteve bërthamore. Kryeministri, Boris Johnson, u përball me presion të theksuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa deputetë Konservatorë për të bllokuar gjigandin teknologjik Kinez për shkaqe që lidhen me sigurinë kombëtare.

Por Pekini paralajmëroi Britaninë e Madhe me pasoja të rënda në investimet e planifikuara dhe në fushën e tregtisë, nëse përjashtohej plotësisht Huawei në ndërtimin e rrjetit 5G.

Administrata amerikane e presidentit Donald Trump ka sulmuar shpeshherë kompaninë kineze duke mohuar në mënyrë kategorike bashkëpunimin me të dhe ka kërkuar nga vendet e tjera që të ndjekin shembullin e saj.

Megjithatë, Huawei ka mohuar pretendimin se do të ndihmojë qeverinë kineze për të sulmuar ndonjë nga klientët. Madje drejtuesit janë shprehur se preferojnë ta mbyllin kompaninë se sat ë zhvillojnë aktivitete spiunazhi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos