Ndeshja e fundit eliminatore, Muçi, Çokaj dhe Seferi i bashkohen Kombëtares

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 20:27 | Futboll
Ndeshja e fundit eliminatore, Muçi, Çokaj dhe Seferi i bashkohen

Pas humbjes së thellë ndaj Anglisë me rezultatin 5-0, Kombëtarja ka mbërritur në Tiranë për të nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Andorrës për të siguruar dhe vendin e tretë në renditjen e grupit.

Nisur nga dëmtimet dhe kartonët në ndeshjen ndaj Anglisë, tekniku Edy Reja është detyruar të thërrasë në ekip Ernest Muçin, Enis Çokajn dhe Taulant Seferin.

Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën.

Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes.

Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Ëembley” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos