Ndikimi i koronavirusit, mjeku i familjes me shërbim “online” dhe receta me telefon

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 20:44 | Aktualitet

Në strategjinë shëndetësore post fazës së diagnostifikimit të pandemisë që kishte mbërritur edhe në vendin tonë, mjeku i familjes ishte pjesë e zinxhirit shëndetësor, por jo të integruar në vijën e parë të kësaj beteje të vështirë. Sot, mjekët e familjes kryejnë ato që tashmë njihen si vizitat “online” për të ulur mundësinë e grumbullimit e frekuentimit të qendrave shëndetësore, por duke menduar që njerëzit me nevoja të tjera mos të mbeten pa shërbim, sidomos të moshuarit. Ministrja Ogerta Manastirliu siguroi se mjekët e familjes janë trajnuar për të asistuar edhe në rastet e personave të prekur me COVID-19, të cilët nuk janë të hospitalizuar, por trajtohen në shtëpitë e tyre. Por, si është puna që bëjnë këto ditë? Si kanë arritur ta organizojnë, a ka efekt dhe a po ia dalin? Zonja Bruna Shiroka, drejtoreshë e qendrës shëndetësore numër 3 në Tiranë, i jep përgjigje këtyre pyetjeve në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos