Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese, Haxhiu apel për qetësi

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 12:36 | Aktualitet

Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit

Situata mbetet ende e tensionuar, protestuesit po vazhdojnë të gjuajnë me mjete shpërthyese në drejtim të kuvendit.

Pak më parë, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar që protestuesit ta ruajne qetësinë e të vazhdojnë paqësisht.

“Para Kuvendit po zhvillohet një protestë për ndryshimin e ligjit për Specialen. E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi dhe, si e tillë, duhet të respektohet plotësisht. Nga kjo foltore dhe si institucion i bëj thirrje të gjithë protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të protestës, sepse besoj të gjithë pajtohemi që dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe çlirimtarëve tanë. Kuvendi e miratoi në parim projektligjin, prandaj u bëj thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore. Besoj se edhe grupet parlamentare duhet të bëjnë një thirrje të njëjtë. As UÇK-në dhe as çlirimtarët tanë nuk i mbrojmë me dhunë. Vlerat e tyre nuk mbrohen përmes dhunës”, tha ajo.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos