Ndryshimet kushtetuese, rikthehen diskutimet në këshillin politik

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 10:00 | Politikë
Ndryshimet kushtetuese, rikthehen diskutimet në këshillin politik

Sot palët politike i kthehen diskutimeve për ndryshimet kushtetuese. Por mbledhja e radhës së Këshillit Politik i ka paraprirë një seri korrespondencash, me qëndrime të kundërta të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. 

Në mbledhje, shumica sugjeron edhe paketën e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në vitin 2023 sikurse edhe kthimin e përgjigjeve nga ekspertët, nëse ndryshimet kushtetuese prekin koalicionet parazgjedhore.

Opozita e konsideron lojë qëndrimin e mazhorancës me pyetje drejtuar ekspertëve, duke i cilësuar ekspertët e këshillit, si ekspertë të qeverisë dhe përsërit thirrjen ndaj qeverisë për të mos vijuar me ndryshime të njëanshme të Kushtetutës.

Mazhoranca u përgjigj përmes një tjetër email-i ku fton opozitën të mos humbë kohë dhe të përveshin mëngët bashkarisht për të gjetur dakordësi të gjerë.

Por shumica nuk pranon ekspertizën e ODIHR në këtë moment të disktutimit. Sipas Gjiknurit, ODIHR duhet të përfshihet vetëm nëse palët në këshill dështojnë të gjejnë konsensus për formulimet e Kodit Zgjedhor.

Përmes një reagimi të dytë, opozita tha se sjellja e faktit të kryer nuk është dialog politik, por përpjekje e vazhduar për të minuar dialogun.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos