Përveç zhvillimeve politike në vend, Tritan Shehu, si ish-ministër i Shëndetësisë, u pyet edhe për situatën e pandemisë.
Ai theksoi se situata është shumë e rëndë. Shehu ia vë fajin keqmenaxhimit të situatës nga qeveria. Shehu shpreh shqetësimin për situatën që pritet të ndodhë në vjeshtë.
“Situata është jashtë kontrollit. Kjo është përgjegjësi e atyre që e keqmenaxhuan që nga janari me një mbyllje të fortë, për të terrorizuar qytetarët, bllokuan testimet, nuk përgatitën strukturat spitalore në të gjithë Shqipërinë, nuk pajisën popullsinë me maska, nuk siguruan mbrojtjen e mjekëve. Spitalet janë kthyer në qendra të shpërndarjes së infeksionit. Situata është shumë e vështirë dhe unë jam shumë i shqetësuar me atë që do të ndodhë në fillimin e vjeshtës. Kërkohet një strategji shumë e qartë emergjence dhe në fund një strategji për daljen, e cila kërkon eksperiencë, bazë materiale, por kjo qeveri nuk ka asgjë nga këto në dispozicion”, u shpreh Shehu. (A2 Televizion)