Ndryshimet kushtetuese, Schmidt: Kujdes, bëhen vetëm nëse janë të gjithë dakord

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 10:18 | Politikë
Ndryshimet kushtetuese, Schmidt: Kujdes, bëhen vetëm nëse

Christian Schmidt, raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU sugjeron të mos bëhen veprime të njëanshme me ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?”, shkruan Schmidt. “Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to”, thekson Schmidt.

Ai shprehet I bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. “Besimi reciprok është i domosdoshëm!”, shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag. Pas kësaj deklarate, reagoi edhe Presidenti Ilir Meta i cili u shpreh se është koha të dëgjohen avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos