Ilir Meta nuk duket i habitur nga gatishmëria e Sali Berishës për të zhbërë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Berisha e ka pranuar në heshtje dështimin e marrëveshjes me Edi Ramën, që kur firmosi me Partinë e Lirisë për të rikthyer referendumet si një mjet i demokracisë direkte nga qytetarët. (A2 Televizion)
Ndryshimet kushtetuese të 2008, Meta: Berisha u tërhoq kur pranoi qëndrimin tonë për referendumet
