Ndryshimi radikal i këngëtarit të Limp Bizkit habit fansat

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 09:38 | Showbiz

Vokalisti i grupit Limp Bizkit, Fred Durst, tërhoqi të gjithë vëmendjen e festivalit muzikor Lollapalooza, ditën e diel.

50-vjeçari doli para publikut me një “look” krejt ndryshe nga ai me të cilin kishte mësuar fansat për më shumë se 20 vite.

Këngëtari u pa me flokë të gjata gri dhe mustaqe.

Në profilin e tij të Instagramit, Fred Durst ka hequr të gjitha fotot e vjetra, duke lënë vetëm disa foto të fundit, me pamjen e tij të re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos