Taulant Balla bën rokadë të plotë me Bledi Çuçin. Ish-ministri i Brendshëm u emërua nga Asambleja e Partisë Socialiste në krye të grupit parlamentar të PS-së, detyrë të cilën e kishte mbajtur më parë Taulant Balla. Por, ajo që bëri më shumë lajm ishte largimi i Damian Gjiknurit nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm pa marrë asnjë detyrë tjetër, duke u zëvendësuar nga Blendi Klosi që mbante detyrën e Sekretarit Organizativ në PS. (A2 Televizion)
Ndryshme në PS, largohet Gjiknuri. Çuçi, rokadë të plotë me Ballën
