Luan Baçi për Erion Braçen: Tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e tij, bën lojë të pisët

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 17:17 | Politikë

Luan Baçi për Erion Braçen: Tallet me deputetët

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar qëndrimet e Erion Braçes lidhur me reformën territoriale dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste.

I ftuar në “Ditari i Pasdites”, Pandi Gjata, Baçi deklaroi se Braçe tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e tij, ndërsa vuri në pikëpyetje nëse ai do të votonte kundër qëndrimeve të mazhorancës, shkruan A2CNN.

“Unë nuk e dëgjova fjalimin e Braçes dhe akoma nuk e kam dëgjuar asnjë fjalim të tij. Ai është një nga deputetët më koherentë të Partisë Socialiste, por ai tallet me socialistët, tallet me votuesit e vet. Këtë e ka bërë gjithmonë”, u shpreh Baçi.

Baçi shtoi se Braçe nuk do të votonte kundër mazhorancës pa miratimin e kryeministrit Edi Rama.

“Kam thënë që Braçe mund të mos votojë vetëm nëse i jep leje Rama, se i ka 84 vota, por kur i duhet Ramës, do të votojë”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos