Demokratët vazhdojnë të refuzojnë votimin dhe numërimin elektronik. Në mbledhjen konsultative të thirrur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, forca më e madhe e opozitës ka qenë kundër idesë së Ilirjan Celibashit për ta shtrirë përdorimin e kësaj teknologjie.
“Nga diskutimet përkatëse të këtyre përfaqësuesve, duket se partia kryesore e opozitës parlamentare nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027. Rekomandimi i përfaqësuesve të tjerë politikë ishte për zbatimin evotimit dhe numërimit elektronik në disa bashki apo edhe në të gjithë territorin e vendit”, thotë KQZ, shkruan A2.
Celibashi propozoi shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në 3-4 bashki të mëdha, por Sali Berisha publikisht e bëri të qartë arsyet e refuzimit të tij të prerë: “Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, nëmënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik ështëmanipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuardirekt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani. Janëkrijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë tëmanipulueshme më në procesin zgjedhor”.
KQZ thotë se do të mbajë në konsideratë opinionet e shprehura në tryezë. Edhe më parë Komisioneri Celibashi ka qenë pro idesë së përdorimit më të gjerë të teknologjisë në zgjedhje, por refuzimi i demokratëve e ka bërë që të frenojë. (A2 Televizion)