Ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 08:53 | Lifestyle
Ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Në orën 3 të mëngjesit gjatë natës së sotme akrepat e orës u kthyen 60 minuta pas për t; u vendosur në orën 2:00.

Ne do të flemë një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite.

Debatit ende të gjallë në nivel europian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.

Ora e verës do të kthehet të dielën, më 26 mars 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos