Në arrati prej vitit 2016, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 15 vite burg për Domart Konjarin

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 12:28 | Kronikë
Në arrati prej vitit 2016, Apeli i Posaçëm lë në fuqi

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 15 vite burg për Domart Konjarin, të gjykuar në mungesë. Konjari u shpall fajtor për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Apeli konfirmoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë, që kishte dhënë nga ana e saj dënimin maksimal të kërkuar për Konjarin nga ana e SPAK.

Konjari i fshihet drejtësisë nga marsi 2016. Ai u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë, por u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Në nisje të gjykimit të tij te Krimet e Rënda që vijoi më pas në Gjykatën Speciale, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të tij për ta transferuar procedimin në Francë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/17/deshmia-e-enver-jamakut-me-premtuan-300-mije-euro-per-vrasjen-e-domart-konjarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos