Në buzë të greminës për piknik, policia largon familjen nga rreziku

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 18:48 | Lifestyle

Policia britanike në North Yorkshire evakuoi një familje prej 3 anëtarësh që kishin zgjedhur të bënin piknik në një vend shumë të rrezikshëm.

Çifti i turistëve kishte zgjedhur të ngrinte tendën dhe të kalonte natën në një zonë të parkut Cleveland Way, pranë një gremine.

Rojet bregdetare pikasën tendën e pazakontë dhe njoftuan autoritetet, të cilat këshilluan çiftin që kishte dhe një fëmijë të mitur me vete të largonte tendën, pasi zona edhe kohët e fundit kishte pasur rrëshqitje dherash kështu që jeta e tyre ishte në rrezik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos