Në Francë protestojnë dhe oficerët e mjekësisë ligjore, skena të papara në Lion

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 20:37 | Bota

Një protestë mjaft e veçantë është regjistruar pasditen e së shtunës në Lion, pjesë e së cilës janë bërë oficerët e mjekësisë ligjore në policinë franceze.

Rreth 200 efektivë të mjekësisë ligjore rikrijuan skena false krimi para gjykatës në Lion, për të treguar për kushtet e vështira ku ata punojnë.

Me njerëz të shtrirë rrugës dhe njolla të mëdha gjaku fals, kjo protestë tërhoqi vëmendjen e mjaft kalimtarëve.

Oficerët kërkojnë paga më të mira dhe pensione më të larta. “Ne trajtohemi si punonjës administrate edhe pse ne punojmë çdo ditë në kushte shumë të vështira, njësoj si oficerët e policisë”, deklaroi një nga ekspertët mjeko-ligjore që protestonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos