Mbi kalë në malin e shenjtë, duke shijuar perëndimin e diellit, Koreja e Veriut tregon fundvitin e Kim Jong Un

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 11:47 | Bota

Me galop mbi kalin e tij të bardhë, shëtitje me bashkëshorten Ri Sol Ju dhe gjeneralët e besuar, si dhe vizitë në pyllin e mbuluar nga bora në malin Paektu. Kështu e ka mbyllur vitin lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Televizioni shtetëror koreano-verior, KRT, ka publikuar pamjet, ku spikat muzika “heroike” në sfond dhe komenti në gjuhën vendase. Ndërsa Kim dhe gjithë të tjerët që e shoqërojnë shfaqen gjithmonë të qeshur. Më parë, autoritetet kishin publikuar vetëm foto nga udhëtimet e Kim në malin e shenjtë.

Mali Paektu, një vullkan që ndodhet në Korenë e Veriut, në kufi me Kinën, është i shenjtë për shumë koreanë, në veri dhe jug të kufirit, të cilët e shohin si vendin legjendar prej nga ka lindur një gadishull i bashkuar dhe i pavarur.

Koreja e Veriut thotë se babai i Jong Un, Kim Jong Il, ka lindur në këtë mal, edhe pse historianët e ndryshëm besojnë se në të vërtetë ai ka lindur në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos