Në gjurmët e të atit, djali i Schumacher shumë pranë Ferrarit

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 22:56 | Sporte të tjera

Babai i tij ka fituar 7 tituj kampion në Formula 1, 5 prej tyre me Ferrarin. Shumë shpejt, me këtë makinë mund të shohim e Mick Schumacher, i cili është shumë pranë kalimit te akademia e skuderisë italiane të Formula 1.

19-vjeçari ka kaluar dy sezone në F4 dhe një në F3, ndërsa këtë vit do të marrë pjesë për herë të parë në F2, një gategori më poshtë se Formula 1. Sipas BBC Sport, Mick do të garojë për Ferrarin në këtë gategori, pasi të kryejë më parë dy testime.

Mick Schumacher, kampion i F3 dhe Michael Schumacher, legjenda e F1

Vetë skuderia italiane nuk e ka konfirmuar ende këtë marrëveshje, por ka pranuar më parë se interesi për pilotin e ri gjerman ekziston, duke e bërë djalin e legjendës së automobilizmit pjesë të testimeve pos-sezonale vitin e kaluar në Abu Dhabi.

Vitin e kaluar, Mick fitoi Formula 3 në Europë, duke tërhequr vëmendje se mund të jetë pjesë e Formula 1. Por do të jetë e vështirë për të arritur shifrat e babait të tij, i cili mbushi 50 vjeç në fillim të janarit, ndërsa vazhdon të rikuperohet pas aksidentit tragjik në një pistë skish të pësuar disa vjet më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos