Në Itali e bëjnë zyrtare, Origi, të hënën tjetër pritet në Milanello për vizitat mjekësore

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 13:35 | Futboll
Në Itali e bëjnë zyrtare, Origi, të hënën

Divok Origi pritet të zbarkojë në Milanelo të hënën tjetër për vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin për 5 vitet e ardhshme.

Sipas asaj që raportohet në dy ndeshjet e fundit, lojtari nuk do të luajë me të kuqtë, për këtë arsye zyrtarizimi me milanistët pritet të përshpejtohet.

Detajet janë vendosur dhe pritet vetëm firma që 27-vjeçari do të hedhë në kontratën e re nga e cila do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë euro në vit.

Divok Origi konsiderohet një pikë e rëndësishme e projektit të ri të kuqezinjve dhe pritet të jetë sulmuesi tjetër pykë pas Oliver Giroud. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos