Shokët zbritën me ngjyrat e ylberit në fanellë, futbollisti mysliman i PSG nuk pranon të luajë

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 20:58 | Futboll

Mesfushori i PSG, Idrissa Gueye, mungoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Montpellier, ditën e shtunë, pasi nuk donte që të vishte fanellën e veçantë të skuadrës pariziene, me numrat që kishin ngjyrat e ylberit.

PSG zbriti në fushë me këtë uniformë ndryshe, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, dhe futbollisti që është mysliman i devotshëm, sipas mediave franceze, nuk pranoi të luante me këto ngjyra në trup.

https://a2news.com/2022/05/16/hera-e-pare-qe-ndodh-ne-futbollin-anglez-profesionist-del-hapur-lojtari-i-pare-homoseksual/

Edhe pse zyrtarisht, trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, tha se Idrissa Gueye mungoi “për arsye personale”.

Edhe sezonin e kaluar, kur PSG luajti sërish me një fanellë speciale për këtë ditë, Gueye mungoi, duke u justifikuar me probleme me stomakun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos