Polina ishte me familjen e saj, kur makina e tyre u qëllua dhe vogëlushja humbi jetën Fëmija shtrihet i vdekur dhe i vetëm në spitalin e qytetit, pasi sulmet ruse i morën jetën Alisa Hlans ndërroi jetë kur kopshti i saj u godit ditën e dytë të pushtimit rus, në qytetin e vogël Okhtyrka, një orë larg nga kufiri verilindor i Ukrainës Pranë fëmijës së plagosur rëndë qëndron e afërmja e tij, me shpresën se vogëlushi do të mbijetojë Një fëmijë ukrainas qan i vetëm në një stacion hekurudhor, ndërsa me qindra mijëra persona largohen nga vendi Një anëtar i Forcave të Armatosura Sllovake, mban një fëmijë të larguar nga Ukraina, i cili mbërriti në Sllovaki me familjen e tij, pasi Rusia filloi një operacion masiv ushtarak kundër Ukrainës Një grua dhe një vajzë shkojnë në një strehë, gjatë bombardimeve ruse jashtë Mariupolit, pas pushtimit të enjten Një grua përqafon një fëmijë, në pikën kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës Njerëzit strehohen brenda një ndërtese në Mariupol, ndërsa rusët godasin qytetin sipër Një baba ukrainas i jep lamtumirën i përlotur djalit të tij, teksa ai hipën në tren me nënën dhe motrën e tij, ndërsa burrat qëndrojnë për të luftuar Nëna dhe djali i saj, të larguar nga Kievi në stacionin kryesor të trenit Przemysl Anna Zubenko, 60 vjeç, u plagos gjatë një sulmi me raketë Një anëtar i rojës kufitare polake, mban një fëmijë të larguar në pikën kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës Fëmijët qajnë teksa ndahen nga familjarët e tyre dhe largohen nga vija e parë Një djalë vdiq kur ky bllok banesash u bombardua në verilindje të Ukrainës
Numri i civilëve të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, fatkeqësisht po rritet çdo ditë e më shumë. Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i viktimave ishte i lartë, duke përfshirë edhe fëmijë. Bota u përball në pak kohë me pamje tmerruese që vinin nga lufta. Të vrarë, të plagosur, njerëz që ikin pa e ditur se çka i pret, prindër që ndahen nga fëmijët dhe familjet e tyre për të shkuar në luftë. Shumica e civilëve ende nuk janë identifikuar saktë, por momentet dhe imazhet e tyre të fundit, janë dëshmitë rrëqethëse të luftës.
“Tregojani Putinit!”
Alisa Hlans ndërroi jetë kur kopshti i saj u godit ditën e dytë të pushtimit rus, në qytetin e vogël Okhtyrka, një orë larg nga kufiri verilindor i Ukrainës. Vogëlushja 6-vjeçare u plagos për vdekje dhe humbi jetën në spital, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Një mjek teksa pomponte oksigjen tek e mitura, iu drejtua fotografit të Associated Press dhe i tha: "Tregojani Putinit: Sytë e këtij fëmije dhe mjekët që qajnë".
"Ne kemi nevojë për paqe!"
I tillë ishte dhe fati i Polinës, një vajzë në shkollën fillore në Kiev. Sipas autoriteteve, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje nga një grup sabotazhi rus në veriperëndim të kryeqytetit. E gjendur përballë një makabriteti të tillë, ku viktima të luftës po bëheshin dhe fëmijët, Prokurorja e Përgjithshme, Irina Venediktova, postoi në rrjetet sociale vizatimin e një fëmije ku shkruhej: “Ne kemi nevojë për paqe!". Vdekja e Polinës dhe e fëmijëve të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase, po ekspozonte gënjeshtrën e Putinit, se ai nuk po bën luftë me popullin ukrainas.

"E lamë babin tonë në Kiev. Ai po ndihmon heronjtë tanë!"
Një djal i vogël, i quajtur Mark Goncharuk, u filmua duke ikur me të tjerët në një furgon, e mes lotëve dhe frikës ai tha me krenari se babai i tij, qëndroi prapa për të ndihmuar në luftën kundër rusëve. “Ne e lamë babin tonë në Kiev. Ai po ndihmon heronjtë tanë, ushtrinë tonë, madje edhe ne mund të luftojmë vetë”.
Familja me pesë anëtarë humb jetën
Në ditën e parë të luftës, pesë anëtarë të së njëjtës familje, vdiqën në jug të Ukrainës. Kreu i policisë patrulluese të Ukrainës, Yevhen Zhukov, duke shprehur ngushëllimet zbuloi se familja ishte e kolegut të tij të policisë, Oleg Fedko. Rrethanat janë të paqarta, por pesë anëtarët po përpiqeshin t'i shpëtonin avancimit rus, kur u qëlluan për vdekje dhe ndërruan jetë, ndër to dhe dy fëmijët: Sofia gjashtë vjeç dhe Ivani vetëm disajavësh.

"Po vuajmë pamasë! Dua që të shtënat të ndalojnë, njerëzit të mos vriten"
Sigurisht që veç fëmijëve, edhe të moshuarit janë në rrezik të madh nga lufta. Në qendër të Kharkiv, 86-vjeçarja Olena Dudnik, tha se ajo dhe burri i saj pësuan lëndime nga shpërthimet e njëpasnjëshme. “Çdo ditë ka përleshje në rrugë, madje edhe në qendër të qytetit, me luftëtarët ukrainas që përpiqen të ndalojnë tanket ruse, automjetet e blinduara dhe lëshuesit e raketave. Po vuajmë pamasë, nuk kemi shumë ushqim në qilar dhe shqetësohem se as dyqanet nuk do të kenë asgjë më vonë. Unë thjesht dua që të shtënat të ndalojnë, njerëzit të mos vriten", tha ajo.
Gjatë ditëve të para të mësymjes ruse, banorët e tmerruar u mbyllën në shtëpi, garazhe dhe stacione metroje në pritje të një sulmi të plotë rus. "Furnizimet me ushqime dhe ilaçe po mbarojnë", tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. "Autoritetet kanë shpërndarë armë për këdo që dëshiron të mbrojë qytetin. Ukraina po liron gjithashtu të burgosur me përvojë ushtarake që duan të luftojnë, dhe po trajnon njerëzit. Tani për tani, çështja më e rëndësishme është të mbrojmë vendin tonë”, tha Klitschko.
Sakaq, viktima të luftës u raportuan edhe 10 civilë me origjinë greke, popullsia etnike e të cilëve përbëhet nga 150 000 persona dhe ata kanë jetuar në Ukrainë prej shekujsh. Të shtunën, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, foli me trishtim dhe zemërim për 10 civilët me origjinë greke që ishin vrarë nga sulmet ajrore ruse pranë qytetit-port të Mariupolit.
Më shumë se 500 000 njerëz kanë ikur përtej kufijve ukrainas dhe rreth katër milionë mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre nga konflikti, duke shënuar potencialisht krizën më serioze të refugjatëve në Evropë që nga rënia e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. (A2 Televizion)