U shpallën “heronj” pasi kundërshtuan rusët në Ishullin e Gjarpërinjve, por 13 marinarët ukrainas janë gjallë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 14:43 | Bota
U shpallën “heronj” pasi kundërshtuan rusët në

Bombardimi i Ishullit të Gjarpërinjve, që shndërroi në heronj 13 marinarët që sipas rrëfimit zyrtar nuk i ishin dorëzuar agresorëve rusë, ishte një nga episodet qemë shumë u pasqyruan nga mediat ndërkombëtare.  

Por gjithçka po shfryhet orët e fundit, edhe pse komunikata e Forcave Detare ukrainase  përbën një lajm të gëzuar për familjarët e atyre ushtarakëve kurajozë.

Sipas vetë ukrainasve, 13 ushtarakët pësuan një bombardim por nuk kanë humbur jetën siç mendohej, madje janë arrestuar nga forcat ruse. Autoritetet do t’i kërkojnë rusëve rikthimin e tyre pranë familjeve.

https://a2news.com/2022/02/25/luftanija-ruse-vret-ushtaret-ukrainas-refuzuan-te-dorezoheshin-nuk-duam-ta-dime-kush-jeni/

Presidenti Volodymy Zelensky një ditë pas shpërndarjes së lajmit i kishte shpallur ato heronj të  Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos