Në kërkim nga Italia, arrestohet Bledar Cafi në Shkodër

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 08:42 | Kronikë
Në kërkim nga Italia, arrestohet Bledar Cafi në Shkodër

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë vënë në pranga 41-vjeçarin, Bledar Cafi, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane të drejtësisë.

I konsideruar një nga të fortët e Shkodrës, Bledar Cafi, rezultonte të ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Triestes për “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Në verën e vitit të kaluar, Operacioni Forca e Ligjit iu dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë vëllezërve Cafi, pasi dyshonte se ishte vënë falë veprimtarive të tyre kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos