Gjendet i pajetë në një fshat të Devollit refugjati sirian

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 16:27 | Kronikë
Gjendet i pajetë në një fshat të Devollit refugjati sirian

Një refugjat nga Siria është gjetur i pajetë paraditen e kësaj të hëne në fshatin Gripsh të Devollit. Refugjati i moshës rreth 30 vjeç është pikasur nga banorë të zonës, të cilët kishin dalë përgjatë lumit për të gjetur defektet në rrjetin e ujësjellësit dhe kishin gjetur edhe trupin.

Banorët shprehen se janë të përditshëm emigrantët në këtë fshat edhe pse ai nuk është kufitar, ndërsa shkojnë më tej kur thonë se ata ju kanë dëmtuar edhe prodhimet.

Trupi i pajetë i emigrantit është tërhequr nga policia dhe po i nënshtrohet autopsisë, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit për shkak se ecnin në shi dhe flinin jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos