
Është vetëdorëzuar në polici 28-vjeçari J.H., i cili 4 ditë më parë tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin I.H.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit". 4 ditë më parë J.H. tentoi të vrasë me automatik kallashnikov, për motive të dobëta I.H., i cili ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.
Falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e të dyshuarit u bë e mundur që J.H. të vetëdorëzohej në polici mbrëmjen e së martës. Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se ku kishte hedhur armën e krimit dhe mjetin e përdorur për t’u larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)