Në pritje të “Venecias”, komisioni për shkarkimin e Metës drejt shtyrjes së afateve

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 12:27 | Politikë
Në pritje të “Venecias”, komisioni për shkarkimin e

Komisioni Hetimor i ngritur nga Parlamenti për të hetuar mbi shkeljet e Presidentit Meta pritet të shtyjë afatin e punimeve të veta deri në fund të muajit tetor. Fillimisht, ishte planifikuar që ky komision të mbyllte punimet më 8 tetor, por vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës, që do të mbahet të mërkurën.

Ky vendim është marrë sepse edhe raporti paraprak i Komisionit të Venecias - të cilit Komisioni Hetimor i ka drejtuar tetë pyetje mbi veprimet e Presidentit – vjen në këtë periudhë.

https://a2news.com/2019/09/12/shkarkimi-i-presidentit-a2-meson-si-do-te-orientohet-opinioni-i-venecias/
https://a2news.com/2019/09/13/nishani-meta-nuk-shkarkohet-venecia-perpjekje-e-shumices-per-justifikim/

Në mbledhjen e programuar për datën 11 tetor të Komisionit të Venecias, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e komisionit parlamentar shqiptar, do të jenë të pranishëm një përfaqësues i Kuvendit dhe një nga Presidenca.

Me publikimin e raportit final nga ana e Komisionit të Venecias, Komisioni Hetimor parlamentar do të mbajë edhe një mbledhje ku do të shqyrtohet raporti dhe përgjigjet që kanë ardhur nga institucionet e shqiptare të cilave iu është kërkuar informacion. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/11/komisioni-i-venecias-markert-me-13-tetor-nuk-ka-zgjedhje/
https://a2news.com/2019/09/06/plani-b-i-metes-ne-shahun-me-socialistet/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos