
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.
Presidenti Meta shprehu besimin se Gjermania do të vazhdojë rolin e saj kryesor në mbështetjen e Shqipërisë për integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Duke shpresuar në një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit, Kreu i Shtetit kërkoi sërish që qasja antagoniste e palëve duhet të përfundojë dhe të zëvendësohet nga dialogu konstruktiv. (A2 Televizion)