Rikthehet bora në veri të vendit, probleme në disa akse rurale

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 12:00 | Aktualitet

Verilindja është mbërthyer nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Në qytetin e Kukësit trashësia e borës është e papërfillshme, ndërsa në lartësitë mbi 500 metër varion nga 5 deri 10 apo 15 centimetra.

Reshjet e borës nisën menjëherë pas mesnate, pikërisht kur temperaturat ranë ndjeshëm deri në -1 të shoqëruara me erë të fortë.

Nuk raportohet për probleme, gjithësesi në Rrugën e Kombit dhe rrugët e tjera nacionale, kompanitë sipërmarrëse po përdorin kripë për trajtimin e tyre dhe mbajtjen në qarkullim.

Probleme ka vetëm në disa rrugë rurale të njësive Grykëcaje, Kalis, Zapod e Shishtavec. Ky mot i paqëndrueshëm dhe me reshje dëbore, parashikohet edhe në 24 orët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos