
Në një sezon ku më tepër është diskutuar për pagat e prapambetura sesa për futboll, Flamurtari ka bërë befasinë, duke u pozicionuar në zonën e kupave të Europës.
Në Vlorë besojnë te arritja e këtij objektivi, ndërsa janë optimistë edhe për zgjidhjen e shpejt të ngërçit financiar.
“Motivi është vetëm 3-pikëshi. Duhet të vazhdojmë me patjetër këtë ecuri që kemi pasur në 3 ndeshjet e fundit. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Shpresoj t’ia dalim”, u shpreh Enea Koliçi.
“Presidenti na ka dhënë besim se çështja do të zgjidhet shumë shpejt dhe ne ashtu besojmë. Ne në fushën e lojës nuk e mendojmë pjesën e rrogave. Mendojmë të japim maksimumin dhe shpresojmë ta mbajmë këtë vend e të realizojmë objektivin që ka klubi, kupat e Europës”, tha Blerim Kotobelli, mbrojtës i Flamurtarit. (A2 Televizion)