
Futbolli ka treguar shpesh se sukseset nuk varen vetëm nga milionat e klubeve. Rasti më i fundit është me dy nga skuadrat më të mëdha evropiane si Manchester City dhe Juventus, të dyja të eliminuara që në fazën çerekfinale.
343 milion euro të shpenzuara në merkaton verore nga skuadrat së bashku nuk e justifikuan qëllimin për të arritur tek trofeu. Kualifikohen Ajax me 50 milion euro shpenzime dhe Tottenham që nuk ndryshoi asgjë nga skuadra e edicionit të kaluar. “Nuk kam parë kurrë një tufë parash të shënojnë gol”, do të thoshte dikur legjenda holandeze, Johan Krujf. (A2 Televizion)