Pas gati dy orësh, është përshkallëzuar protesta tek Ministria e Arsimit. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të policisë, ndërsa policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Gazetarët e A2 CNN raportojnë se situata është tensionuar te Rruga e Durrësit, ndërsa më herët protestuesit hodhën gurë drejt policisë, ndërsa kjo e fundit ju përgjigj me ujë.

Studentët e mblodhën si çdo ditë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në mbështetje të tyre sot është edhe Partia Demokratike, e cila nisi protestën te Kryeministria dhe më pas marshoi për t’u bashkuar me studentët. Por deputetët demokratë nuk u pranuan nga studentët.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )