Negociatat, A2 siguron projekt-rezolutën për Integrimin

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 14:35 | Aktualitet

Komisioni i Integrimit miratoi parimisht, draftin paraprak, me 16 pika, të projekt-rezolutës mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, edhe pse priten integrime të reja. Në dokumentin e siguruar nga A2 CNN, Kuvendi, ndër të tjerat “rikonfirmon se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është objektivi madhor i vendit dhe kryeson agjendën e tij kombëtare”, dhe “angazhohet të garantojë dhe të fuqizojë integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos