All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Negociatat e PD-së me aleatët, Krasniqi: Po investohet me diçka që nuk ka interes për opinionin publik

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 22:18 | Politikë
Negociatat e PD-së me aleatët, Krasniqi: Po investohet me diçka
All - Paragraf - 1

Analisti i A2, Afrim Krasniqi, në një lidhje me studion e “Absolut 4”, komentoi negociatat e Partisë Demokratike me aleatët e saj, duke u shprehur se “bëhet fjalë për siguri personale të individëve të caktuar për mandate parlamentare”.

“Unë mendoj që bëhet fjalë për siguri personale të individëve të caktuar për mandate parlamentare. Është e habitshme që, kur në kohën që duhet të kishte programin dhe listën e kandidatëve gati, investohet me diçka që nuk ka interes për opinionin publik. I vetmi debat me rëndësi për aleancën është raporti me LSI-në, jo me aleatët e tjerë të vegjël. Ne po shohim të njëjtat figura që kemi parë 20-30 vjet. Nuk po negociohet për të futur figura të reja. Po negociojnë për të siguruar vend për njëri-tjetrin. Ai apeli për integritet vlen edhe për opozitën. Nuk e ka luksin opozita që të riciklojë figura të konsumuara të së kaluarës. Po shpenzohet kohë me aktorë që janë konsumuar politikisht”, deklaroi Krasniqi.

All - Paragraf - 3

Sipas gazetarit Mentor Kikia, “bisedime kaq shumë të gjata dhe nervoze zakonisht zhvillohen pas zgjedhjeve”.

“Në këtë fazë paraprake, kur PD-së i duhet të mbledhë sa më shumë aleatë, nuk besoj se po diskutohen copat e pushtetit, por hierarkia në lista”, nënvizoi Kikia.

Ndërkohë, analisti Lutfi Dervishi theksoi se “Partia Demokratike po humb kohë me këto diskutime me aleatët, kohë që nuk kthehet më”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos