“Votimi elektronik nuk realizohet”, gazetarët: Identifikimi elektronik përjashton abuzimin, por duhet vullnet politik

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 22:16 | Politikë
“Votimi elektronik nuk realizohet”, gazetarët: Identifikimi

Identifikimi i elektronik përjashton votimin për herë të dytë apo të tretë, por duhet vullnet politik për ta garantuar. Këtë mendim ndanë në studion e Ditari në A2 CNN gazetarët dhe analistët duke folur për elektronikën në zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari i A2 Ervin Koçi solli detaje për pajisjen e identifikimit elektronik. Sipas tij identifikimi elektronik do të jetë në të gjitha qendrat e votimit.

“Do të bëhet lexim i kartës së identitetit dhe pasaportës dhe aty gjenerohen të dhënat e votuesit dhe nëpërmjet pajisjes komisioneri arrin të shohë nëse fotoja është e njëjtë me atë që del nga gjendja civile. Del automatikisht në një ekran më të madh. Pasi bëhet verifikimi i personit, makineria printon një kupon votimi që e përjashton për të votuar për së dyti apo për së treti. Fshihet nga lista, në fund të ditës, dalin një numër total kuponash të barazvlefshëm me numrin e votuesve. Kjo ishte sfida që politika ia la KQZ. Në 25 prill identifikimi elektronik në 100% qendrat e votimit. Kompania do të sjellë 5400 pajisje, prej tyre 400 rezervë. Këto pajisje janë për 4 procese zgjedhore. Çdo makinetë ka regjistrin e gjendjes civile”.”.

Për Kikan çdo kosto do të vlente për të penguar vjedhjen e pushteteve dhe për të eliminuar këtë

Çdo kosto do t’ia vlente për të penguar vjedhjen e pushteteve dhe për të eliminuar këtë maskaradë që na ka shoqëruar. Nëse kjo do të realizohet është arritje shumë e madhe për të kapërcyer një barrierë që na ka sfiduar. Dua të besoj që nëse me kartën time votoj diku karta ime bllokohet dhe nuk mund të shkoj”.

Nga ana e tij Afrim Krasniqi thekson se identifikimi elektronik nuk do të ketë vlerë sa kohë që komisionerët janë partiakë dhe është e paimagjinueshme që një vend kaq i varfër sa Shqipëria të harxhojë kaq shumë. Sipas tij është një eksperiment, por nuk garanton nëse nuk ka vullnet politik.

 “Pozitive do të jetë, por është e paimagjinueshme që një vend kaq i varfër të harxhojë mln euro kur mendoj që nuk do ketë vlerë përsa kohë që komisionerët janë partiakë. Votimi elektronik do vlente më shumë se do merrnim rezultatin brenda pak orësh. Maqedonia e zgjidhi duke bërë zgjedhje 3 ditë radhazi, Kosova miratoi strukturë të posaçme. Imagjinoni të shkojmë në pandemi në zgjedhje dhe janë një sërë sfidash reale që për të cilat askush nuk flet. Është një sistem që i pengon për të votuar dhe jo t’i ndihmojë për të votuar. Kam përshtypjen se partitë janë duke menduar se çfarë do të bëjnë për ta. Është një eksperiment por nuk garanton nëse nuk ka vullnet politik”.

Në të njëjtën linjë edhe Lutfi Dervishi, i cili shton se identifikimi elektronik nuk mjafton, pasi në çdo vend i organizon ministria e Brendshme kurse këtu i organizojnë partitë politike.

“Në këtë rast është çështja e vullnetit politik, nëse do kishim mirëkuptim dhe besim gjërat do të ishin pak më ndryshe. Imagjino një situatë ku do votosh në mënyrë elektronike dhe të ikën energjia elektrike. Çështja e kostos. Kostot më të mëdha na kanë ardhur nga destabiliteti politik për zgjedhjet e konstestuara. Identifikimi nuk mjafton pasi në çdo vend i organizon ministria e Brendshme, kurse këtu i organizojnë partitë politike. Kemi mbërritur në këtë pikë që ne votojmë një ditë dhe numërojmë me javë të tëra. Shqiptarët vetë si votues e ka thyer frikën për votën, por kjo frikë nuk është thyer nga partitë politike”.

Sa i takon votimit elektronik, gazetari Koçi theksoi se burime nga KQZ thonë që nuk e miratojnë projektin pilot për shkak të kohës.

“KQZ do të zhvillojë mbledhje nesër dhe koha është shumë e pakët burime nga KQZ thonë jozyrtarisht se kompanitë nuk e miratojnë projektin pilot për votimin elektronik për shkak të kohës. Kompania që ka fituar tenderin nuk e miraton. U deshën dy muaj për një tender, duhet një muaj kohë për të arritur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos