Belind Këlliçi hapi dyert për mediat duke lejuar që aktiviteti për prezantimin e projektit të nënkalimit në sheshin Skënderbej, të përcillej jo vetëm nga kamerat e kontrolluara nga regjia e tij. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, tregoi se kosto e projektit shkon në 4.5 milionë Euro dhe sipas tij mund të lehtësojë 60% të trafikut të zonës. (A2 Televizion)
Nënkalim te sheshi “Skënderbej”, Këlliçi: Lehtëson 60% të trafikut, kushton 4.5 mln euro
