Bojkoti i sindikatës së Universitetit Shkodër, mësimi i pezulluar në masën 80 për qind

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
22 Tetor 2026, 12:52 | Aktualitet

Bojkoti i sindikatës së Universitetit Shkodër, mësimi i

Anëtari i kryesisë së sindikatës së punonjësve të universiteteve, ka konfirmuar nga Shkodra se pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi në masën 70-80 për qind kanë mbështetur vendimin e sindikatës për bojkot në mbështetje të protestës së studentëve.

Pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër i janë bashkuar vendimit të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve që kanë bojkotuar procesin mësimor në mbështetje të protestës së studentëve që prej disa ditësh po zhvillohen në vendin tonë.

Sipas kryetarit lokal të degës së sindikatës në Shkodër, bojkoti nga ana e pedagogëve në masën më të madhe po respektohet.

Sipas vendimit të sindikatës së punonjësve të universiteteve bojkoti do të vijojë pa afat deri në plotësimin e kërkesës kryesore të studentëve, dorëheqjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos