Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve. Në mbështetje edhe pedagogë

Nga Artin Halili
22 Tetor 2026, 12:25 | Sociale

Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve.

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim të protestave të nisura ditët e fundit. Në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe një pjesë e pedagogëve të këtij universiteti.

Ndryshe nga një ditë më parë, kur pas bojkotit studentët vijuan protestën në bulevardet e qytetit, sot ata nuk kanë zhvilluar marshim në rrugët e Korçës, shkruan A2.

Burime të siguruara bëjnë me dije se gjatë pasdites pritet të mblidhet sërish Këshilli Studentor, për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshëm të lëvizjes studentore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos