“Titanic”, një nga filmat më epikë, i shkruar, prodhuar dhe bashkë-edituar nga James Cameron ka “lundruar” në libra rekordesh dhe ka rrëmbyer 11 çmime Oscar.
Personazhet kryesore të filmit i njohim të gjithë. Kate, që u nominua për çmimin “Aktorja më e Mirë” për rolin e saj si Rose, u bë një yll i kinemase duke marrë role në filma si “The Holiday”, "Iris" dhe "The Reader", që mori një Oscar në 2008.
Leonardo DiCaprio është po ashtu një emër i njohur i Hollywood-it, dhe ka pasur role kryesore në filma si “Inception”, “The Wolf of Wall Street” dhe “The Departed”.
Por çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të kastit të Titanikut tani kanë kaluar 25 vite?
Nga vajza e vogël që i ktheu shpinën aktrimit te një vdekje tragjike te një lidhje dashurie me drejtorin, këto janë ato që ndodhën me disa nga aktorët e tjerë të kastit të “Titanic”. (A2 Televizion)
Alexandrea Owens-Sarno – Cora: Alexandrea ishte tetë vjeç kur luajti në film. Cora, e cila kërcen në këmbët e DiCaprio-s në festën që bëhej mes njerëzve të thjeshtë në anije, thotë se është bërë pjesë e kastit rastësisht. Ajo i tha Cosmopolitan-it se iu dha roli pasi nëna e saj e kishte marrë bashkë me motrën e saj në audicione. Tani 34 vjeç, Alexandrea është ende duke aktruar dhe së fundmi ka vendosur të dalë pas kamerës për të prodhuar një film të shkurtër.Reece Thompson – Djali nga Irlanda: Reece ishte pesë vjeç kur iu dha mundësia për një rol në film. Roli i djalit të vogël irlandez rezultoi fitimprurës, duke i siguruar 30,000 paund. Skena që ai luajti ishte e shkurtër, por e paharrueshme. Bëhet fjalë për momentin kur djali I vogël shesh nënën dhe motrën e tij të shtrirë në shtrat duke pritur vdekjen pasi dyert e klasit të tretë mbetën të mbyllura. Reece i ka kthyer shpinën showbiz-it dhe tani punon si drejtor i marketingut dixhital në Brian Head Resort, një vendpushim skijimi në Utah.Danny Nucci - Fabrizio De Rossi: Aktori me origjinë austriake luajti shokun e Jack, Fabrizio në film. Aktori ishte i martuar me Terre Brigham, nënën e vajzës së tij më të madhe, kur luajti në Titanikun, por një vit më vonë ata u divorcuan, pasi njohu gruan e dytë Paula Marshall në xhirimet e filmit të vitit 1997 That Old Feeling. Ata u martuan në vitin 2003 dhe kanë një vajzë. Që nga Titanic, Danny ka luajtur në filma të ndryshëm duke përfshirë Friends and Lovers me Robert Downey Jr, si dhe në disa shfaqje televizive duke përfshirë The Rookie. Roli i tij më i fundit ishte ai i një politikani amerikan Mario Biaggi në mini-serialin The Offer, i cili u shfaq në prill.Kathy Bates - Molly Broën: Kathy kishte marrë tashmë një Oscar kur luajti rolin e Molly Broën në Titanic. Ajo ishte pjesë e kastit edhe në Midnight in Paris, About Schmidt dhe Revolutionary Road, të cilat e ribashkuan atë me yjet e tjerë të Titanic, Leo dhe Kate. Gjatë viteve të fundit ajo është zhvendosur edhe në televizion, duke luajtur në shfaqje si Harry's Law, American Horror Story dhe Feud. Kathy, tani 74 vjeç, është diagnostikuar me kancer të vezoreve dhe kancer gjiri në 2012.Billy Zane - Caledon Hockley: Aktori amerikan Billy ishte tashmë i njohur për rolin e tij në The Phantom në filmin e vitit 1996 me të njëjtin emër, kur ai luajti të fejuarin e pasur të Rose te Titanic. Ai vijoi me një rol në filmin e vlerësuar nga kritikët e vitit 2001, The Believer, përballë Ryan Gosling, dhe luajti Billy Flynn në prodhimin e Broadway “Çikago”. Ashtu si personazhi i tij Titanik, Billy është i njohur për fejesat e “dështuara”. I martuar me Lisa Collins për gjashtë vjet deri në vitin 1995, ai ka qenë gjithashtu i fejuar me aktoren kiliane Leonor Varela dhe yllin britanik Kelly Brook. Po ashtu ai ka qenë në lidhje me modelen kroate Jasmina Hdagha.Suzy Amis - Lizzy Calvert: Suzy luajti rolin e stërmbesës së Rose dhe ky do të ishte një nga rolet e saj të fundit në filma. Ajo hoqi dorë nga aktrimi pas shfaqjes në tre filma të tjerë televizivë. Megjithatë, “Titanic” e ndryshoi jetën e saj pasi ajo aty u njoh me bashkëshortin, regjisorin James Cameron. Suzy, nënë e një djali nga martesa e parë, lidhi kurorë me regjisorin e filmit në vitin 2000. Ata kanë tre vajza, Claire, Quinn dhe Elizabeth.Bill Paxton ishte i mirënjohur në kohën kur u shfaq në Titanic, për shkak të roleve të tij në filma të suksesshëm si Aliens, Terminator, Twister dhe Apollo 13. Ai luajti rolin e gjuetarit të thesarit Brock dhe shoqëroi Cameron në zhytjen e vitit 2003 në anijen e vërtetë për dokumentarin Ghost of the Abyss. Paxton ndërroi jetë nga komplikacionet pas një operacioni në zemër në shkurt të vitit 2017, në moshën 61-vjeçare. Ai la pas dy fëmijë James, tani 28 vjeç dhe Lydia, 25.