Nga e dhunuar në familje, në kampione bote

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 14:24 | Sporte të tjera

“Ai më godiste me grushte, me shkelma, me bërryla, më binin të fikët nga duart në fyt, më jepte ilaçe me zor, më shkatërronte gjërat personale dhe më kërcënonte se do të më vriste me thikë, mua dhe djalin, para se të vriste veten”…

Ky është një pjesë i rrëfimit të Bec Rawlings, të vetëquajturës “Mbretëresha e boksit pa doreza”, teksa kujton terronin që përjetonte në familja për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ish-bashkëshortit. Edhe pse 29-vjeçarja nuk qan më kur kujton ato kohë, është e vetëdijshme që disa plagë nuk do të shërohen kurrë.

Por tashmë, pasi kanë kaluar gjashtë vjet, australiania duket se ka rigjetur qetësinë në një sport jo dhe aq të qetë. “Gjërat bëhen më të lehta ditë pas dite”, thotë për CNN. “Jam gjallë, mbijetova”.

Ish-luftëtarja e UFC, mama e dy djemve, së fundmi ka ndryshuar sport dhe është shpallur kampione në boksin pa doreza. Arsyeja që e bëri edhe një herë publike historinë e saj është se nuk do që të tjerët të vuajnë si ajo. “Unë jam përkufizimi i një gruaje të fuqishme”, thotë ajo. “E nëse më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo”.

Rawlings është penduar që nuk e paditi ish-bashkëshortin, pasi ai më vonë u dënua nga autoritetet për dhunën e ushtruar ndaj të dashurave të tjera që kishte pasur pas ndarjes me të. “Unë mund t’i kisha shpëtuar ato nëse do ta kish akuzuar”, thotë ajo. “Prandaj e vetmja mënyrë që kam për të ndrequr gabimin është që të ndaj historinë time me njerëzit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos