Warriors të pandalshëm, vjen fitorja e 11 radhazi

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 15:49 | Sporte të tjera
Warriors të pandalshëm, vjen fitorja e 11 radhazi

Në takimet e radhës në NBA, Golden State Warriors regjistruan fitoren e 11 radhazi. Skuadra kryesuese e konferencës së Perëndimit mundi 132-100 Indianan, me protagonist Stephen Curry, i cili shënoi 23 pikë vetëm në dy periodat e para.

Ndërkohë në të dyja konferencat ka pasur mjaft surpriza në takimet e tjera, siç mund të cilësohet fitorja e Boston Celtics, 112-104 ndaj një nga skuadrave më të mira të lindjes, siç është Brooklyn Nets. (A2 Televizion)

https://youtu.be/rYwKWJphOdU

A2 CNN Livestream

Latest Videos