Nga mizat te krimbat e syve, parazitët e rrallë dhe të neveritshëm te njerëzit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 09:20 | Lifestyle
Nga mizat te krimbat e syve, parazitët e rrallë dhe të

Lajmi për gruan australiane të cilës i ishte kolonizuar truri nga një krimb parazitar tmerroi lexuesit në mbarë botën. Nisur nga kjo “Guardian” ka përmbledhur disa raste të tjera të pazakonta të parazitëve që shfaqen papritur, por edhe për të eksploruar sesa të shqetësuar duhet të jemi.

2009: KRIMBI I MUSHKËRIVE TË MIUT. Në fillim të vitit 2009, 24-vjeçari Graham McCumber u shtrua në spital në Haëaii me ngërçe muskulare, lodhje dhe të vjellja, pasi kishte konsumuar disa gjethe lakre të mbledhura në kopshtin e tij. Shkaku ishte ishte krimbi i mushkërive të minjve, një parazit i përhapur në Azinë Juglindore dhe ishujt tropikal të Paqësorit. Kjo gjendje që mund të zhvillohet pas gëlltitjes së kërmijve ose butakëve të papërpunuar (strehët e ndërmjetëm të krimbit) mund të japë simptoma abdominale, por edhe probleme neurologjike me meningjitin eozinofilik. Angiostrongyliasis, e përhapur në Azinë Juglindore dhe ishujt tropikale në Paqësor, mund të jetë fatale. McCumber, pasi ishte në koma për tre muaj dhe pësoi dëmtime në trurin dhe sistemin e tij nervor, mbijetoi. Ekspertët thonë se sëmundja mund të parandalohet duke larë dhe gatuar tërësisht perimet, kërmijtë, gaforret ose karkalecat, duke kontrolluar perimet dhe duke shmangur ngrënien e papërpunuar ku paraziti është i përhapur.

2014: KRIMB SHIRIT. Në vitin 2014, një 50-vjeçar me origjinë kineze që jetonte në Anglinë Lindore të Britanisë së Madhe, shkoi te mjeku pas dhimbjeve të forta të kokës dhe perceptimit të aromave të çuditshme. Origjina e sëmundjeve të tij ishte një specie e rrallë e krimbit shirit , Spirometra erinaceieuropaei, i cili në përgjithësi sulmon amfibët dhe krustacet në Kinë dhe që është gjetur vetëm te njerëzit në 300 raste që nga vitet 1950. Krijesa dukej se kishte mbajtur gjallë deri atëherë duke përthithur lëndët ushqyese në organ, ku u strehua. Mjekët, të cilët mendojnë se burri mund ta ketë marrë atë nga gëlltitja e ujit ose mishit të kontaminuar, zbuluan krimbin shirit falë një sërë skanimesh progresive të trurit, të cilat treguan një krijesë të çuditshme cilindrike që lëvizte brenda pacientit. Akoma më i çuditshëm është zbulimi i ekspertëve në vitin 2015 se kur krimbat e shiritit nuk arrijnë të zhvillohen siç duhet brenda një organizmi njerëzor, ata mund të krijojnë masa të qelizave të tij.

2016: BRUMBULL. Në vitin 2016, media kineze raportoi historinë e një vajze tetë muajshe, me një sistem imunitar ende të pazhvilluar, e cila u dërgua te mjekët pas një ndjenje të përgjithshme acarimi. U zbulua se vajza e vogël kishte parazitë në feçet e saj, por jo krimba siç dyshohej fillimisht, por larvat e një brumbulli, krimbi i drurit të duhanit (Lasioderma serricorne). Sipas mjekëve, vajza e vogël kishte gëlltitur vezët e brumbullit pasi kishte rënë në kontakt me baltën e kontaminuar ose një portokall, duke zhvilluar kështu cantariasis (siç quhet ky infektim). Një gjendje që mund të jetë e rrezikshme për të moshuarit ose fëmijët me sistem imunitar më të dobët.

2018: KRIMBAT E SYVE. Makthi i kujtdo që përjetonte simptomat e konjuktivitit iu shfaq një vajze 26-vjeçare nga Oregon, e cila në vitin 2018, pas një xhiro në një plazh pranë një ferme bagëtish, u bë qenia e parë njerëzore e njohur e infektuar me krimba të familjes Thelazia, një parazit i zakonshëm i lopëve në Amerikën e Veriut. Larvat e llojit të quajtur Thelazia gulosa përhapen zakonisht nga mizat që ushqehen me lotët e bagëtive. Pas një jave acarimi të syve, ajo hoqi një krimb më pak se 1 cm të gjatë nga syri i saj i majtë dhe më vonë 14 të tjerë. zakonisht këta parazitë sulmojnë kafshët dhe njerëzit janë vetëm një mikpritës aksidental. Dr Richard Bradbury, autori kryesor i studimit që raportoi rastin dhe që punon me qendrën amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, seksionin e sëmundjeve parazitare dhe malaries, tha në atë kohë se infeksioni ishte i rrallë dhe ndodh kryesisht te kafshët, kurse te njerëzit janë thjesht të rastësishëm.

2022: LARVAT. Ata që udhëtojnë në vendet tropikale ose subtropikale mund të përballen me myiasis, infektimin me larvat e disa llojeve të mizave. Në vitin 2022, një gruaje 32-vjeçare, e cila ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim në pyllin tropikal të Amazonës, përfundoi duke i hequr tre ekzemplarë secila me madhësi dy centimetra, nga syri, krahu dhe qafa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos